LR PDSH: Autorizohet kryesia e ngushtë të vendosë për pjesëmarrje në qeveri

24.05.2017 11:26

Kryesia qëndrore e LR-PDSH në mbledhjen e mbajtur mbrëm në selinë partiake në Tetovë....

Kryesia qëndrore e LR-PDSH në mbledhjen e mbajtur mbrëm në selinë partiake në Tetovë autorizoi kryesinë e ngushtë për vendimin final për pjesëmarrje në Qeveri.

“Pas diskutimeve dhe analizave të shumta Kryesia Qëndrore në formë unanime, e autorizojë grupin negocues i cili është i zgjedhur nga Kryesia Qëndrore e LR PDSH-së që të nëgociojë për të gjitha detalet dhe modalitetet për bashkëqeversijen me LSDM duke i nënvizuar, strategjitë dhe prioritetet politike.”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Poashtu siç bëhet e ditur kryesia e LR PDSH solli vendim unanim për ta autorizuar Kryesinë e ngushtë të partisë për marrjen e vendimit final për pjesmarrje në Qeveri pas përfundimit dhe epilogut të negociatave që do të zhvillohen ditët në vijim.