Zaev i ftuari i Mogerinit, në darkë me kryeministrat e rajonit në Bruksel
Mandatari Zoran Zaev udhëton sot për në Bruksel.....

Mandatari Zoran Zaev udhëton sot për në Bruksel për të marr pjesë në darken e thirrur nga përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, me me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për tu parë të gjithë dhe për të diskutuar perspektivën evropiane të Maqedonisë ka deklaruar par nisjel mandatari Zoran Zaev.
‘Mundësi për të shpjeguar sesa shumë do të punojmë në reforma, për t’i dhënë atyre një arsye për tu përqëndruar drejt mbarë rajonit por dhe drejt Maqedonisë sonë. Maqedonia e pret Bashkimin Evropian, duam edhe integrimin në NATO dhe ne besojmë se këto objektiva kryesore të qytetarëve tanë do të jenë gjithashtu seriozisht, të mbështetur nga partnerët tanë evropianë’, deklaroi Zaev për TV 24.
Në darkën joformale në Bruksel përveç mandatarin Zoran Zaev janë të ftuar edhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.
