Biçikletat gjithnjë e më pak përdoren

29.05.2014 16:52

Maqedonia do të organizojë manifestimin “Maji-muaji i çiklistëve”...

Maqedonia do të organizojë manifestimin “Maji-muaji i çiklistëve”. Të gjithë qytetarët e vendit që janë dashamirës të  biçikletave, këtë fundjavë mund t’i bashkëngjiten fushatës së Këshillit Republikan për Sigurimin e Qarkullimit dhe Federatës së Çiklistëve për të shënuar muajin e çiklizmit në vend. Për këtë arsye, gjatë vikendit është paraparë garë mes biçiklistëve. 
 
“Kemi për qëllim të promovojmë çiklizmin në vend dhe të ngrinim vetëdijen e  qytetarëve për siguri më të madhe të çiklistëve në trafik. Në këtë manifestim do të ketë qytetarë nga Vallandova, Dojrani, Gjevgjelia dhe  Bogdanci”, deklaroi  Toshe Janev nga Këshilli Republikan për Sigurimin e Qarkullimit Rrugor.
 
Ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë në këtë  manifestim, sepse biçikleta ndihmon shumë në ruajtjen e shëndetit të tyre dhe kontribuon për një ambient të pastër. 
 
Manifestimi masiv i çiklizmit  "Të gjithë në biçikleta"  është paralajmëruar  të mbahet këtë fund javë. Në  bashkëpunim me  klubeve çikliste, nxënës nga shkollat e mesme në Shkup dhe  qytetarë është planifikuar të organizohen disa tura çiklizmi në kryeqytet.
 
Ajo që nuk duhet të harrojmë është se biçikletat përveç që janë ekonomik po ashtu ata  kontribojnë në mirëqenien dhe shëndetin tone.
 
Gara e parë e çiklizmit fillon të shtunën prej qytetit të Dojranit deri në kufirin e Greqisë, ndërsa të dielën gara e çiklistëve do të zhvendoset në Shkup, prej shkollës fillore "Koço Racin" deri në majë të Vodnos.
 
Për dallim prej të rinjve, gjenerata më në moshë është ajo e cila përdor më shumë biçikletën si mjet transporti, ndërsa të rinjtë preferojnë luksin dhe komfortin e makinave.
 
“Jeta ime më ka shkuar nëpër biçikleta. Më e shëndetshme është biçikleta sesa makina, më i shëndoshë do të jesh sikur të udhëtosh me biçikleta, por ama unë më kam hyrë në kohë”, tha një qytetarë.
 
“Pak e përdorim. Biçikletën e përdorim më shumë për ajër të pastër dhe për sport. (BLIC) Nuk e shfrytëzoj biçikletën si mjet transporti, sepse komunikacioni është shumë i dendur dhe është rrezik”, theksoi një qytetarë tjetër.
 
"Më shumë udhëtoj me makinë, për biçikletë nuk kam shumë kohë, sepse me makinë më shpejt mbaroj punët, thjeshtë nuk e kam merak biçikletën”, potencoi një qytetarë.
Shitësit e biçikletave të anketuar nga TVM-2 thonë se viteve të fundit është ulur shitja e biçikletave. 
 
“Nuk është si më parë, mos them nga një-dy maksimum. Çmimet janë të njëjta  këto 3 vitet e fundit, por me sa duket qytetarët nuk kanë para”, u shpreh një shitës i biçikletave.
 
Organizatorët e këtij manifestimi informojnë se manifestime të tilla do të mbahen  edhe në të ardhmen. 
 
REXHEP QAMILI