Ivanov takon Putinin në Moskë
24.05.2017 12:12
Derisa mandatari undhëton në Bruksel, Presidenti Gjorge Ivanov, ndodhet në Moskë....

Derisa mandatari undhëton në Bruksel, Presidenti Gjorge Ivanov, ndodhet në Moskë ku sot do të takojë presidentin e Federatës Ruse, Vlladimir Putin.
Pas marrjes së çmimit “Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusinë Aleksej i Dytë”, për vitin 2016, nga patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kiril, në ceremoninë solemne që u mbajt dje në Moskë, Ivanov sot do të takohet me kryetarin e Federatës ruse, Vlladimir Putin. Nuk janë dhënë detaje për temat e takimit Putin-Ivanov, por e pa shmangshme është situatën politike në Maqedoni dhe mardhëniet mes dy vendeve.
