Maqedoni
Vendimi për sulmuesit e deputetëve, Sheqerinska: Procesi i llogaridhënies sapo ka filluar
24.05.2017 14:35
Nënkryetarja e LSDM-së, deputetja, Radmilla Sheqerinska, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës...

Nënkryetarja e LSDM-së, deputetja, Radmilla Sheqerinska, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës për dënim me kusht të sulmuesve të 27 prillit në Kuvend. “Vendimi është porosi se qytetarët mund të futen në shtëpinë dhe vendin e punës së çdonjërit, t’i rrahin njerëzit e shtëpisë, t’i mbysin ata dhe për këto veprime të mos dënohen”, ka deklaruar Sheqerinska për një intervistë për Kanal 5.
“Besoj se shumë profesionistë në Gjykatë dhe Prokurori turpërohen me vendimin që lidhet me ngjarjet e 27 prillit dhe janë të brengosur se kah po shkon drejtësia e Maqedonisë kur edhe këto situata kalojnë, realisht, edhe pa dënime, të cilat paraqesin përgjegjësi penale të individëve. Incizimet dëshmojnë se në Kuvend atë ditë kanë hyrë persona të cilët kanë qenë të paguar dhe të dërguar që të mbysin dikë dhe të lëndojnë. Gjykatësit dërguan mesazh se çdonjëri mund të hyjë në shtëpi tek ju, në punë, të hyjë në mënyrë grupore, t’ju rrahë, t’ju mbysë dhe nesër të mos jepet llogari për atë”,- deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.
Por, Sheqerinska është decide se procesi i llogaridhënies për terrorin e 27 prillit nuk ka përfunduar me vendimin për lirim me kusht të agresorëve. Përgjegjësi do të mbajnë jo vetëm ata që terrorizuan, por edhe ata që e falën terrorin e urdhëruan të njëjtin, premton Sheqerinska.
BELINDA KOKA-ADEMI
