MAQEDONI

Nuk ka shenja vullkani në Kosel

29.05.2014 16:55

Pas shqetësimeve të shumta se në fshatin Kosel afër qytetit të Ohrit është aktivizuar vullkani...

Pas shqetësimeve të shumta se në fshatin Kosel afër qytetit të Ohrit është aktivizuar vullkani, ekspertët gjeologjik kanë konstatuar se gjendja nuk është alarmante dhe bëhet fjalë për avullim të sulfurit në lokalitetin e lartpërmendur.
 
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza ngjarjen e djeshme në Kosel e vlerësojnë si paraqitje normale dhe se paraqitja e tymit është si pasojë se viteve të fundit në afërsi të vullkanit banorët me mbeturina kanë mbyllur vrimat prej ku ka avulluar sulfuri.
 
Tymi vullkanik që është hetuar mbrëmë me lartësi prej rreth 5 metra, ka qenë shkak që shumë banorë të shqetësohen dhe shumë prej tyre e lidhin këtë dukuri me paraqitjen e reshjeve të shiut dhe me tërmetet. Ekspertët thonë se nga vrimat lirohen gazra të dioksid-karbonit dhe sulfurit hidrik dhe këto janë shenja të shuarjes së aktivitetit të dikurshëm vullkanik.
 
Bëhet fjalë ndonjëherë për avullimin e gazit natyror sulfur i shoqëruar me aromë të keqe të vezës së prishur dhe kjo sipas ekspertëve ndodh pothuajse çdo vit dhe ndonjëherë as që mund të vërehet nëse avullimi është i nivelit më të ulët.
 
Fakt që kjo nuk paraqet rrezik është se sot dhe gjatë ditës së djeshme nuk është regjistruar asnjë aktivitet sizmologjik që është parakusht për çfarëdo lloj aktiviteti të vullkanit, ka sqaruar Lupço Preskakov nga Drejtoria për Mbrojte dhe shpëtim. Zjarrfikësit në Ohër edhe prej para 10 viteve kanë intervenuar te vendi i njëjtë. 
 
Lajmi për aktivizimin e mundshëm të vullkanit ka zgjuar interes edhe te mediat e huaja.
 
FLORIJE KAMBERI