Moti i keq përfshin Ballkanin, Rumania llogarit dëmet nga shiu e breshëri
Moti i keq i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe vetëtima....

Moti i keq i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe vetëtima, i cili goditi kryeqytetin hungarez, Budapest, detyroi shumë njerëz të largohen shpejt nga rrugët e qytetit, ndërsa vozitësit ndaluan veturat e tyre me qëllim që t’i shmangen sasisë së madhe të ujit, e cila vërshoi rrugët për një kohë të shkurtër.
Sasia e ujit deri në gjunjë ka ngujuar shumë vetura në rrugë, ka shkaktuar shumë aksidente trafiku, ka shkatërruar rrjetet elektrike, si dhe ka përmbytur stacionet e trenave nëntokësorë.
Pasojat më të mëdha u shkaktuan në fshatrat e rajonit, duke shkatërruar dëme të mëdha në të mbjella, ndërsa shumë banorë u shpëtuan pas përmbytjeve në shtëpitë e tyre vetëm 30 km larg kryeqytetit.
Kokrrat e akullta të breshrit me madhësi 2-3 centimetra kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe kanë bllokuar banorët në shtëpitë e tyre. Alarmi për motin e keq është ende aktiv, ndërsa ka paralajmërime se moti i keq pritet edhe gjatë ditëve në vijim. (Leunora Kaliqi, TVM2)
