Tornado në Karolinën e veriut, rrëshqitje dheu në Kaliforni nga moti i lig
Në ShBA, një tornado, e cila goditi rajonin e Sampsonit në Karolinën veriore...

Në ShBA, një tornado, e cila goditi rajonin e Sampsonit në Karolinën veriore, la shumë persona të lënduar dhe shumë të tjerë u evakuuan.
Meteorologët lëshuan alarmin shumë pak kohë para se ajo të prekte këtë pjesë të vendit. Banorët thanë se tornadoja ka përfshirë shpejt dhe papritur, duke lënë pas të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Fatkeqësitë natyrore kanë goditur edhe Kaliforninë, ku rrëshqitja e tokës ka shkaktuar rrënimin e një pjese të autostradës së njohur në bregdetin e paqësorit. Pamjet ajrore tregojnë qartë vijën e autostradës të mbuluar me gurë dhe rërë, e cila duket tërësisht e pakalueshme.
Autoritetet kanë paralajmëruar mbylljen e autostradës deri në rregullimin e plotë të saj. (Leunora Kaliqi, TVM2)
