Seri tërmetesh në Shqipëri, 40 dridhje para dhe pas lëkundjes 4.5 ballë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter dhe me një thellësi 10 km, ka tronditur Shqipërinë...

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti e kishte epiqendrën në fshatin Vinjollë të Matit, 13 km veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në juglindje të Burrelit.
Gjatë ditës së sotme, prej orës 08:00 deri në orën 12:00 janë regjistruar 40 lëkundje sizmike.
Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 2 të shkallës rihter. Tërmeti është ndjerë në më shumë qytete të Shqipërisë, madje edhe në Dibër dhe Strugë.
Emergjencat civile bëjnë me dije se nuk ka dëme në njerëz dhe banesa. Por, paniku nuk ka munguar.
Në Bulqizë njerëzit kanë dalë jashtë, ndërsa shkollat janë mbyllur më herët. Sipas emergjencave civile, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.
