Ekonomi

Zv/kryeministri, nga odat ekonomike? 13 sindikata - Zaevit: Ndani qeverinë nga biznesi

24.05.2017 17:12

Sindikatat janë kundër që vendi i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike t’i takojë odave ekonomike...

13 sindikata dhe lëvizje sociale i kanë dërguar një letër të hapur mandatarit, Zoran Zaev, ku nënvizojnë se janë kundër këtij emërimi.
 
“Të gjitha qeveritë që i ka pasur Maqedonia e pavarur kanë qenë në anën e biznesit. Por, orientimi i tillë në favor të biznesit ka qenë e shprehur sidomos gjatë 11 viteve të fundit. Qeveria dhe bashkësia e biznesit kanë interesa të ndryshme, që në disa raste edhe bashkohen, por në të shumtën e rasteve janë kundër njëra-tjetrës. Andaj, Qeveria dhe bashkësia e biznesit duhet të jenë të ndarë, ngjashëm sikur shteti dhe kisha”,- thuhet në letrën e tyre.
 
Sindikatat theksojnë se midis Qeverisë dhe bizneseve duhet të ketë bashkëpunim, por ky bashkëpunim të jetë në nivel të dialogut tripalësh i kanalizuar, siç thuhet, përmes Këshillit ekonomik – social, ku përveç Qeverisë dhe sektorit të biznesit, të përfshihen edhe sindikatat. Nënshkrues të kësaj karte të ashtuquajtur të solidaritetit janë Sindikata e shërbimeve diplomatike, Sindikata e punonjësve të administratës gjyqësore, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve në media dhe shumë sindikata e lëvizje të tjera. 
 
BESIM ABDULLAI