Maqedoni

Lëvizje në OEMVP, dorëhiqet Bytyqi: ua lë vendin të rinjve

24.05.2017 17:41

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi, ka deponuar dorëheqjen e tij në Këshillin drejtues të kësaj ode...

Por, edhe pse dorëheqja vjen në kohën kur kryetari i deritanishëm i OEMVP-së, Nebi Hoxha, është një ndër tre propozimet e odave ekonomike për postin e zëvendëskryeministrit të çështjeve ekonomike, Bytyqi thotë se vendimi për largim nga posti nuk ka të bëjë aspak me propozimin e Hoxhës për zëvendëskryeministër. 
 
“Të qenit për dy herë në pozitën e drejtorit, herën e parë për 24 muaj, herën e dytë për 22 muaj, d.m.th. për pothuaj 4 vite, është më se e mjaftueshme që të tregoja aftësitë e mia si dhe të ndaj një pjesë të kohës time personale për të mirën e Odës, por jo vetëm; Së dyti, unë gjithmonë kam besuar dhe besoj se të rinjve duhet t’ju jepet mundësia që të ndërmarrin sfida të këtilla të udhëheqjes së Odës; Së treti, kam vendosur që sfidat e reja të mija personale të jenë jashtë Odës. Ndonjëri nga ju, mund të mendon se kjo dorëheqje vjen dhe është e lidhur me procesin e brendshëm që po ndodh për propozimin e pozitës së zëvendëskryeministrit. Sinqerisht ua them se nuk është e lidhur me këtë”,- thuhet në shkresën e dorëheqjes së Bytyqit.
 
ERSAN PAJAZITI