Maqedoni
Dhuna në Kuvend, Policia merr në pyetje edhe dy të dyshuar
24.05.2017 18:05
Edhe përkundër vendimeve të Gjykatës, Policia ka marrë në pyetje dy persona të tjerë të dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill...

Një 49 vjeçar dhe një 33 vjeçar, të dy nga Shkupi, pas marrjes në pyetje dhe gjurmëve të marra, janë liruar, ndërsa në konsultime me prokurorin publik do t’u jepet parashtresë adekuate.
Thirrja në Polici, theksojnë nga MPB, vijon pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Njësiti për krim të dhunshëm në SPB - Shkup, i cili ka kryer kontroll të video-xhirimeve për identifikimin e personave të tjerë të cilët në incidentin në Kuvend kanë ndërmarrë veprime me elemente të veprës penale.
Në buletinet zyrtare të MPB-së, asnjëherë nuk sqarohet përse hetimet ecin kaq ngadalë kur ngjarja në Kuvend është e tëra e xhiruar.
