Botë
Pesë të vdekur gjatë përplasjes së një automobili dhe kamioni afër qytetit anglez, Stouk
24.05.2017 19:24
Pesë persona e humbën jetën kur një automobil "Nisan Mikra" u përplas me një kamion rimorkio, në autostradën britanike M6...

Pesë persona e humbën jetën kur një automobil "Nisan Mikra" u përplas me një kamion rimorkio, në autostradën britanike M6, në afërsi të qytetit Stouk, në Anglinë Qendrore.
Një person, për të cilin policia njoftoi se është burrë në moshën 40-të vjeçare dhe i cili ka udhëtuar me automobil, është lënduar rëndë dhe është transferuar në spital. Gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si rrezik për jetë, por mjekët kanë njoftuar se ai është në "gjendje stabile".
Katër gra dhe një burrë kanë vdekur në vendin e aksidentit.
Shoferi i kamionit nuk është lënduar, por sipas kumtesës së policisë ai është i dyshuar se është përgjegjës për aksident të rëndë trafiku dhe është arrestuar për "vozitje të rrezikshme" të automjetit të tij./mia
