Maqedoni

Gruevski: Nuk tërhiqem nga kreu i partisë pse do opozita

24.05.2017 20:13

I pyetur për përgjegjësi për deputetët e partisë së tij të cilët natën e 27 prillit hapën dyert protestuesve që të futen në Kuvend...

I pyetur për përgjegjësi për deputetët e partisë së tij të cilët natën e 27 prillit hapën dyert protestuesve që të futen në Kuvend, kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski tha se pret zbardhjen e plotë të rastit dhe më pas të komentojë.

Megjithatë Gruevski tha se nuk ka ndërmend të largohet nga pozita e kryetarit të partisë.

Ai tha se në zgjedhjet e fundit, VMRO ishte partia me më shumë vota dhe Gruevski ka një borxh ndaj votuesve të VMRO-së që të vazhdojmë të luftojë për një ardhmëri më të mirë.

Kohëve të fundit shoh se këtë cështje po e hapin partitë oponente dhe mediumet e afërta me to, është e qartë se duan të ketë ndryshime në VMRO sepse kanë frikë nga udhëheqja aktuale e dinë se do të humnbin në zgjedhjet e ardhëshme si kanë humbur gjithnjë deri tani, deklaroi Gruevski.