Botë
Erdogan: Turqia do të "përshëndetet" me Gjermaninë nëse i tërheqë ushtarët nga Inxhirliku
24.05.2017 21:49
Ankara zyrtare do t'i thotë "mirupafshim" Gjermanisë, nëse vendi vendos t'i tërheq ushtarët e vet nga baza ushtarake...

Ankara zyrtare do t'i thotë "mirupafshim" Gjermanisë, nëse vendi vendos t'i tërheq ushtarët e vet nga baza ushtarake ajrore Inxhirlik në pjesën jugore të Turqisë, deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Ai në deklaratën e tij në aeroportin "Esenboga" në Ankara para se të shkojë në Bruksel, ku do të merrr pjesë në takimin e kreut të NATO-s, po ashtu tha se Turqia nuk ka marrë kurrëfarë indikacione nga Berlini për tërheqjen e mundshme të ushtarëve gjermanë nga baza.
Gjermania javën e kaluar kumtoi se është e mundur që t'i tërheq ushtarët e saj nga Turqia, pasi autoritetet turke nuk u lejuan deputetëve gjermanë nga Bundestagu që t'i vizitojnë ushtarëve në Inxhirlik./mia
