Na pret një mot me shi dhe breshër

25.05.2017 10:01

Moti sot kryesisht do të jetë me vranësira gjatë tërë ditës....

Moti sot kryesisht do të jetë me vranësira gjatë tërë ditës dhe priten të reshura më të mëdha të shiut, posaçërisht në pjesët jugore. Në disa vende, sasitë e përgjithshme mund të tejkalojnë 45 litra në një metër katror.

Sipas DPHM-së, deri te shtunën rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të disa valëve të lagështa të ajrit dhe moti kryesisht në orët e pasditës do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullimë.

Të premten dhe të shtunën të reshurat do të jenë më të lokalizuara, ndërsa do të fryejë erë e përforcuar veriore. Temperatura në fundjavë do të jetë në rritje të lehtë.