Gjenden katër alpinistë të vdekur në malin Everest
25.05.2017 11:58
Katër alpinistë janë gjetur të vdekur në çadrat e tyre në malin Everest....

Katër alpinistë janë gjetur të vdekur në çadrat e tyre në malin Everst, shkak mendohet të ketë qenë asfiksimi nga gazi i sobës së tyre.
Alpinistët u gjetën gjatë natës në dy tenda në “Camp Four 26”, nga grupi “Sherpas”, kanë thënë autoritetet.
Identitet e tyre nuk janë bërë akoma të njohur, pasi asnjë nga ekspeditat nuk ka raportuar se ndonjë nga anëtarët e tyre mund të ishin ngjitur në malin më të lartë pa autorizim, ka raportuar “The Sun”.
