Stoltenberg, NATO-ja do t'i bashkohet koalicionit anti-ISIS

25.05.2017 12:19

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg....

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendet anëtare të aleancës do të pajtohen sot për pjesëmarrjen e NATO-s në koalicionin ndërkombëtar kundër grupit militant “Shteti Islamik”.

"Kjo do të dërgojë mesazh të fuqishëm politik për angazhimin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit",- tha Stoltenberg përpara një takimi të liderëve të aleancës sot në Bruksel.

Ai tha se marrëveshja nuk do të përfshijë planet e aleancës për t'u përfshirë në operacione luftarake.

Vendet anëtare të NATO-s tashmë janë të angazhuara individualisht në koalicionin që lufton “Shtetin Islamik” në Irak dhe Siri.

Në Bruksel ndodhet edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të biseduar me anëtarët e tjerë të NATO-s.

Trump do të takojë sot edhe zyrtarët e Bashkimit Europian. Ai paraprakisht ka qenë kritik edhe ndaj NATO-s, edhe ndaj BE-së.