Rasti “Maxhar telekom”, dëshmitarja Pavllova refuzoi të dëshmojë

25.05.2017 13:52

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ish-zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi....

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ish-zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi, nuk u paraqitën në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Maxhar telekom” si paditës për shpifje dhe ofendim kundër Sllobodan Bogoevskit lidhur me deklaratën e tij të dhënë pranë Gjykatës amerikane në Nju Jork.

Në kërkesën e avokatëve mbrojtjes të Ahmetit dhe Xhaferit, para trupit gjykues dëshmoi avokatja e Biljana Pavllovas, përfaqësuese e Komisionit të letrave me vlerë në Nju Jork, në prani të së cilës Bogoevski e ka dhënë deklaratën.

Dëshmitarja Pavllova refuzoi të dëshmojë lidhur me rastin në fjalë, pasi ajo u thirr në mbrojtjen që i garanton Ligji, se gjithçka që ka kuptuar gjatë kryerjes së detyrës së saj është sekret dhe nuk guxon të zbulohet.

Avokati mbrojtës i Sllobodan Bogoevskit tha se gjykimi i sotëm paraqet dëshmi se Gjykata është skajshmërisht e politizuar, ndërkaq avokatja mbrojtëse e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, Tatjana Popovska - Bulevski, refuzoi të prononcohet para mediave.

“Edhe në seancën e sotme u pa se dhuna politike në gjykata edhe më tej vazhdon. Nga dëshmia e sotme shihet se deklarata e Sllobodan Bogoevskit sido që të jetë e dhënë pranë gjykatës në Nju Jork,njëkohësisht u bëhet shtypje dëshmitarëve të cilët janë me urdhër për mbrojtje të obliguar, të ruajnë fshehtësinë e gjithë ati procesi që të thonë diçka, me këtë ata do të bëjnë vepër penale sipas Legjislatives amerikane, ndërsa për çdo deklaratë të dhënë para trupit gjykues ka thjesht vepër penale për dëshmi të rreme, nëse dikush mendon se është ashtu”,- theksoi avokati mbrojtës, Valentin Zafircev.

Në dëshminë para Gjykatës në Nju Jork, Bogoevski akuzoi Vllado Buçkovkin, Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin se kanë marrë ryshfet nga “Maxhar telekom” në vlerë prej 7.5 milion euro. Në ankesën për shpifje, Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë nga Bogoevski dëmshpërblim prej 5 milionë e gjysmë denarësh.

Në seancën e radhës Gjykata pret dëshminë e noterit, Sasho Kysarovskit, para të cilit Bogoevski ka dhënë dëshminë për keqpërdorime të mundshme në rastin “Maxhar telekom”. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për më 4 korrik. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)