Botë
Brazili në gjendje kaosi nga protestat e dhunshme kundër qeverisë
25.05.2017 16:03
Brazili ndodhet në një gjendje kaotike si pasojë e protestave të dhunshme kundër qeverisë...

Policia ka vendosur të evakuojë të gjitha ndërtesat e ministrive të cilat mund të jenë objektivë sulmi nga disa manifestues që protestojnë kundër qeverisë së Mishel Temer.
"Shteti sot është në një borxh të madh për shkak të korrupsionit. Nuk është e drejtë që nëpunësit publikë po paguajnë këtë projekt-ligj”,- deklaroi protestuesi, Julio Cesar De Azevedo.
"Unë nuk e kam marrë pagën time për muajin maj dhe për muajin prill, kam marrë vetëm marsin vonë, por ata nuk kanë paguar fundin e bonusit të vitit. Kështu që unë kam tre muaj që nuk kam marrë rrogë",- u shpreh protestuesja, Vera Magalhaes.
Disa protestues me fytyrën e mbuluar janë përplasur fizikisht me forcat e policisë, e cila ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese.
Për të mbrojtur selinë e presidencës së republikës dhe ministritë në Brazil, presidenti Temer ka mobilizuar dhe forcat e armatosura.
"Protesta pritej të ishte paqësore, ajo shpërtheu në dhunë, vandalizëm, mosrespektim dhe agresion ndaj pasurisë publike, duke kërcënuar njerëzit, shumë prej tyre nëpunës publikë, që janë të tmerruar dhe evakuimin e të cilëve po e garantojmë për momentin. Presidenti dekretoi në bazë të një kërkese nga presidenti i shtëpisë së ulët, Rodrigo Maia, një veprim që do të garantojë ligjin dhe rendin”,- u shpreh ministri i Mbrojtjes, Raul Jungmann.
Vendimi i kreut të shtetit, i formalizuar nga një dekret dhe i komunikuar nga ministri i Mbrojtjes, Raul Jungmann, u kritikua shumë nga mazhoranca, por edhe nga opozita.
BELINDA KOKA-ADEMI
