MAQEDONI

Musliu: Zgjedhjet në greqi ngadalësojnë procesin e emrit

29.05.2014 17:07

Në qoftë se pas zgjedhjeve lokale në Greqi do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare...

Në qoftë se pas zgjedhjeve lokale në Greqi do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, ashtu siç kanë kërkuar nga partia më e madhe socialiste SIRIZA, e cila doli fituese në zgjedhjet e fundit lokale, atëherë është normale që të ketë ngadalësim të zgjidhjes së çështjes së emrit.
 
Kështu vlerëson analisti politik, Alber Musliu, megjithatë sipas tij kjo nuk duhet ta dekurajojë procesin për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë dhe anëtarësimin e vendit në NATO.
 
“Ajo nuk duhet ta dekurajon palën e Maqedonisë, gjithsesi të jetë ndonjë presion që edhe nëse arrihet ndonjë kompromis për tu ç’bllokuar procesi i integrimeve të NATO-s, ku ne veç kemi thirrje, por duhet të ç’bllokohet procesi dhe jo të përmbyllet, unë besoj se ka modalitet që procesi të ç’bllokohet me ndonjë “roud mat” të caktuar, ku Maqedonia do t’i merrte obligimet që gjatë verifikimit eventualisht të pranimit të Maqedonisë në NATO nga parlamentet e shteteve anëtare që çështja e emrit të zgjidhet”, deklaroi analisti politik, Albert Musliu.
 
Sipas analistit Musliu, zgjedhjet eventuale të parakohshme në Greqi mund të inkurajojnë më shumë vendin tonë për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes së emrit. 
 
“Do të thotë nuk është moment inkurajues, por nuk është moment i cili e inkurajon palën tonë, por gjithsesi duhet ta motivon në mënyrë plotësuese që edhe nëse bëhet ndonjë zhvillim ai zhvillim të përshpejtohet, me qëllim që të mos e humbim mundësinë që në shtator të bëhemi anëtare fuqiplotë”, theksoi Musliu.
 
Në zgjedhjet lokale që javën e kaluar u zhvilluan në Greqi, socialisti Jorgos Kaminas nga SIRIZA, por edhe kandidati i pavarur, Janis Butaris, i cili përkrahej nga PASOK, arritën që t’i rifitojnë zgjedhjet në qytetet më të mëdha greke, në Athinë dhe Selanik.
 
Por pas fitores në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, SIRIZA njoftoi se Qeveria konservative e kryeministrit grek, Andonis Samaras, tashmë nuk ka legjitimitet që t’i zbatojë reformat e premtuara të kreditorëve ndërkombëtarë.
 
MEFAIL ISMAILI