Kryesia e re e Odës Ekonomike të Mjekëve paralajmëroi risi në punën e saj

25.05.2017 17:57

Statusi i mjekëve të ndryshohet, duhet të sillet një ligj për mjekët....

Statusi i mjekëve të ndryshohet, duhet të sillet një ligj për mjekët ku do të definohen të gjitha të drejtat dhe obligimet, të bëhet rregullimi i pagave të mjekëve dhe të ketë ndryshime të tjera që bien në Odën e Mjekëve, që do t’i punojë kryetarja e sapozgjedhur, Katerina Grivqeva – Stardelova, dhe nënkryetari, Ylber Besimi.

“Si Odë e Mjekëve do të inistojmë që të kemi bashkëpunim të rregullt me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor, sepse deri më tani na kanë konsideruar si fushë lekarska fela dhe duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe në Ligjin e arsimit. Ne këtu duhet të marrim një rol aktiv ose doktorskata fela duhet të jetë pjesëmarrëse aktive, sepse ne jemi ata që ofrojmë shërbime kurse pacientët janë të fundit ata të kënaqur apo të pakënaqur, sepse edhe ne jemi pacientët e dikujt”,- deklaroi kryetarja e Odës së Mjekëve, Karina Grivqeva Stardelova.

“Ne si Odë e Mjekëve do të kërkojmë një partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Fondin e Shëndetësisë të përmirësimeve të shërbimeve të tyre, korrigjimin dhe adaptimin e projektit “termini im”, kuptohet ndërprerja e projektit, pagesa sipas meritave dhe kthimi i dinjitetit të mjekut të jetë një nga detyrat tona primare për rritjen e kualitetit shëndetësor”,- theksoi nënkryetari i Odës së Mjekëve, Ylber Besimi.

Gjithçka që është lënë në arkivë për t’u punuar, do të punohet, si kërkesat e mjekëve ashtu edhe të pacientëve, do të shqyrtohen me kujdes të madh në kuadër të ligjeve aktuale. Gjithashtu nga Oda e Mjekëve theksojnë se do të rregullojnë edhe statusin e mjekëve të rinj, paga e të cilëve është më e ulët se sa e një infermiereje. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)