Maqedoni
Këshilli i Prokurorëve Publikë, në mungesë të numrave nuk arriti ta zgjedh kryetarin e Prokurorisë së Lartë
25.05.2017 18:23
Në mungesë të numrave, Këshilli i Prokurorëve nuk ka arritur të kalojë rendin e ditës nga i cili pritej të vendosej...

Në mungesë të numrave, Këshilli i Prokurorëve nuk ka arritur të kalojë rendin e ditës nga i cili pritej të vendosej se a do të vazhdohet mandati i prokurores, Gordana Geshkovska, ose në vendin e saj të emërohej një prokuror i ri.
Kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, tha se anëtarët mbivotuan rendin e ditës me arsyetimin se deri në formimin e Qeverisë së re nuk mund të emërohen prokurorë të ri.
“Një numër i caktuar i anëtarëve theksojnë se duke u bazuar në nenin 8 të Kodit Zgjedhor, derisa nuk formohet Qeveria e re, nuk mund të zgjedhim prokuror të ri, të shkarkojmë dhe nuk mund të shpallim konkurs”,- deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski.
Ndërkohë, koordinatori i Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit ka dorëzuar dorëheqjen e tij, megjithatë edhe për këtë çështje këshilli nuk ka mundur të vendosë. Petar Anevski thotë se periudha e tejzgjatur zgjedhore ka vështirësuar punën në disa prokurori.
“Në Prokurorinë e Lartë Publike të Shkupit gjendja është alarmante, pra kemi mungesë të prokurorëve. Në atë organ duhet të zgjidhen dy prokurorë publikë. Gjendja është alarmante gjithandej, jo vetëm në prokuroritë themelore, por deri diku edhe në atë republikane, ku për momentin mungojnë tre prokurorë dhe të njëjtit duhet zgjedhur”,- theksoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Petar Anevski.
I pyetur se kur do të jenë në rend të ditës rastet "Sopoti" dhe "Puç", kryetari i Këshillit tha se ishte duke pritur për certifikata të sigurisë, sepse në këtë kohë i posedojnë vetëm dy.
Ai nuk donte të angazhohet në vlerësim nëse akuzat e dhunës në Parlament ishin shumë të buta për të marrë pjesë në një turmë, sepse, siç tha ai, nuk kishte njohuri për këtë çështje dhe nuk donte të komentojë mbi atë që pa nga pamjet.
BESIM ABDULLAI
