Botë

Ish kryeministri grek Papademos është lënduar gjatë një shpërthimi në automobil

25.05.2017 21:52

Një bombë ka shpërthyer në automobilin e ish kryeministrit grek dhe guvernatorit të Bankës Qendrore Lukas Papademos...

Një bombë ka shpërthyer në automobilin e ish kryeministrit grek dhe guvernatorit të Bankës Qendrore Lukas Papademos, me ç'rast janë lënduar ai dhe shoferi i tij, njoftoi policia greke.
 
Të dy menjëherë janë transferuar në spital.
 
Sipas edicionit elektronik të gazetës "Katimerini", Papademos ka pësuar pasi ka hapur letër-bombë në automobilin e tij, me ç'rast ka marrë lëndime në duar dhe këmbë.
 
Incidenti ka ndodhur derisa automjeti ka qenë në lëvizje në afërsi të qendrës në Athinë.
 
Lukas Papademos është ish guvernator i Bankës kombëtare greke, ish kryetar i Bankës Qendrore Evropiane dhe kryeministër i dikurshëm i Greqisë./mia