MAQEDONI

Tretmane të reja për shërimin e kancerit në mushkerinë e zezë

29.05.2014 17:29

Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore dhe më të shpeshta të vdekjes nga karcinomi në botë...

Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore dhe më të shpeshta të vdekjes nga karcinomi në botë. Karcinomi hepato-celular është një lloj kanceri, i cili paraqitet në mushkërinë e zezë. Mjekët sot shpalosën edhe disa mënyra dhe tretmane të ndryshme për kurimin e kësaj sëmundje.
 
“Presim deri në pranverë të na tregojnë disa procedura nga Qendra Kirurgjike për Transplantimin  e Mushkërisë së Zezë, mënyrë e cila është në procedurën e sipër. Ajo që mungon dhe është e nevojshme është terapia për sëmundjet e determinuara dhe terapitë celemolekulare. Këtu ekziston  një ilaç që është i vetmi për shërimin e kancerit në mushkërinë e zezë, është i regjistruar te ne, por megjithatë akoma nuk është në listën pozitive”, deklaroi mjeku Rozalinda Popova.
 
Edhe pse ilaçi dhe terapia mujore është 420 mije denarë në muaj, një shifër mjaft e lartë për standardin tonë,të prekurve nga kjo sëmundje nuk iu intereson çmimi i ilaçeve, por mënyra e kurimit të saj.
 
“Jam këtu për të drejtuar pyetje që mua më interesojnë, natyrisht më shumë më intereson mënyra e tretmanëve, ilaçet dhe ajo që më duhet a do ta kemi në fund ose jo”, u shpreh një pacient.
 
“Nga kjo sëmundje mund të shërohemi jo vetëm me transplantim, por kemi edhe mënyra të tjera, njëra ndër këto mënyra është kur sëmundjen  e zbulojmë  në fazat e para. Jo vetëm ky lloj kanceri, por të gjitha llojet tjera të kësaj sëmundje shërohen nëse ne i bëjmë kontrollet rregullisht  në çdo 6 muaj”, theksoi mjeku Borut Shtabuc.
 
Sipas mjekëve, duhet parandaluar me kohë sëmundjet, duke konsumuar ushqim më të shëndetshëm. Alkooli dhe duhani janë nga shkaktarët kryesor të kësaj sëmundje, 90 % e pacientëve, të cilët trajtohet nga kanceri në mushkëri, janë duhanpirësit, por edhe personat që konsumojnë alkool.
 
FARIJE DAUTI-BAKIU