Botë

Të paktën dhjetë persona e humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjen e tokës në Sri Lankë

26.05.2017 13:17

Të paktën dhjetë persona e humbën jetën sot në Sri Lankë për shkak të vërshimeve dhe rrëshqitjes së tokës...

Të paktën dhjetë persona e humbën jetën sot në Sri Lankë për shkak të vërshimeve dhe rrëshqitjes së tokës, pas shirave të rrëmbyeshme.
 
Tetë persona e humbën jetën në rrëshqitjen e tokës në disa vende në provincën Kalutara, në jug të kryeqytetit Kolombo, njoftuan mediat lokale.
 
Sipas të dhënave të policisë dy persona e kanë humbur jetën për shkak të shembjes së murit në vendbanimin Makolla.
 
Rrëshqitjet e dheut janë dukuri e shpeshtë në ishull në sezonin e monsuneve. Në një pjesë të madhe të territorit të Sri Lankës është bërë prerje e pyjeve për marrjen e çajit dhe kauçukut. Për këtë sipërfaqe të mëdha janë të ndjeshme ndaj katastrofave natyrore.
 
Mbi njëqind persona e humbën jetën në maj të vitit të kaluar në rrëshqitjen e madhe të tokës në një rajon qendror të Sri Lankës./mia