Kopshtit “Fidani” feston mini-maturën “Stinët vijnë e shkojnë e kujtimet gjithmonë mbesin”
Me moton “Stinët vijnë e shkojnë e kujtimet gjithmonë mbesin”, Kopshti “Fidani”....

Me moton “Stinët vijnë e shkojnë e kujtimet gjithmonë mbesin”, Kopshti “Fidani” në Shkup përcolli 250 mini-maturantët që prej 1 shtatorit do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.
Fëmijëve të pesë objekteve, pjesë e këtij kopshti, treguan para prindërve në një koncert festiv atë që kanë mësuar nga edukatoret e tyre gjatë këtyre viteve.
Edukatoret dhe drejtuesja e këtij kopshti janë të kënaqur me punën që kanë bërë dhe thonë se fëmijët tashmë janë gati për shkollim.
“Në mënyrë psikike, jashtëzakonisht tej mase përgatiten aq sa kemi mundësi. Aspak ne si edukatore nuk e kemi vështirë që t’i përgatisim fëmijët për në shkollë, është kënaqësi dhe nder i madh që ne merremi me këto gjenerata të vogla, sepse brenda vitit ne merremi me lojëra të ndryshme argëtuese, tregime vjersha etj”,- deklaroi edukatorja, Drita Bushi.
“Fëmijët tani do të ikin në bankat shkollore dhe do ta kapin punën më seriozisht dhe do të jenë më seriozë në punën e tyre. Kopshti “Fidani” gjithsej ka 850 fëmijë, ndërsa për klasë të parë përcjellim 250, ashtu prej 5 objekteve që i kemi objektet e ku vijojnë 70 apo 80 fëmijë të grupit, por bashkërisht 5 objekte, si objekti A, Petar Pan, Vezëza, Lulja dhe Bambi”,- theksoi drejtoresha e Kopshtit “Fidani”, Rabije Loku.
Fëmijët në këtë kopsht mësuan vjershat, këngët, vizatimet e para etj. Për këta 250 mini-maturantë, tashmë fillon një tjetër etapë e bukur e jetës, ajo kur të gjithë bëhen pjesë e arsimit fillor, që është çelësi fillestar për shkollimin e mëtejshëm të tyre. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
