Brazil, hapën tunel 30 metra, 91 të dënuar arratisen nga burgu (VIDEO)

26.05.2017 14:31

Një grup prej 91 të burgosurish ka arritur të largohet nga një burg...

Një grup prej 91 të burgosurish ka arritur të largohet nga një burg në lindje të Brazilit, duke gërmuar një tunel 30 metra.

Për të tërhequr vëmendjen, të burgosurit organizuan një sherr brenda burgut për të hutuar  rojet. Të arratisurit hoqën uniformat e bardha të burgut në afërsi të daljes së tunelit jashtë kompleksit dhe arritën të largohen me ndihmën e të paktën dy veturave dhe një motoçiklete.

Policia ka arritur të arrestojë 9 prej të burgosurve të arratisur dhe po punon për arrestimin e 82 të tjerëve, të cilët arritën të largoheshin nga burgu Parnamirim, në shtetin Rio Grande do Norte. Zyrtarët e policisë ushtarake kanë kërkuar ndihmë nga policia e rajonit për rritjen e sigurisë në rajon.