MAQEDONI
Dorëheqjet, në gusht dihet nëse do të ketë zgjedhje
29.05.2014 17:39
Dorëheqjet e deputetëve të LSDM-së dhe e deputetit të RDK-së...

Dorëheqjet e deputetëve të LSDM-së dhe e deputetit të RDK-së, pritet që të shkaktojnë nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve shtesë për të plotësuar 34 vendet në Parlament të mbetura bosh.
Procedura për zgjedhje të reja pas deklarimit të dorëheqjeve, duhet të duhet të ndodhë në sesionin e ardhshëm parlamentar.
Deri tash, kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski nuk ka caktuar sesionin e ri parlamentar.
KSHZ brenda tri ditëve nga mbledhja duhet të arrijnë në një përfundim se kush në listën e kësaj partie në një zonë të caktuar dhe duhet pyetur nëse ai pranon mandatin parlamentar. Kandidati ka një periudhë prej 8 ditësh për t'u përgjigjur.
Sipas KSHZ-së deri në fund të gushtit do të kemi një pasqyrë më reale se kur mund të shpallen zgjedhjet për vendet vakante. KSHZ-ja do të njoftojë kandidatët e radhës që vijnë nga listat e opozitës.
