Maqedoni
Rasti “Trust”, Koçan për herë të parë paraqitet në PPS
26.05.2017 16:30
Biznesmeni, Sead Koçan, për herë të parë është paraqitur në Prokurorinë Speciale Publike...

I shoqëruar nga avokati, Nikolla Dodoevski, i dyshuar kryesor në rastit “Trust”, të hapur nga Specialja, refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se në cilin vend ka qenë “në udhëtim zyrtar”. Edhe avokati i tij ka refuzuar t’u përgjigjet gazetarëve.
Sead Koçan është i dyshuar në rastin “Trust”, në të cilin Kompania e tij “Transmet” dhe kompanitë, “Sileks Nemetali ST” dhe “Vato”, dyshohet se me dokumentacion të falsifikuar kanë fituar tender nga ELEM-i, me çka e kanë dëmtuar buxhetin për 17 milion euro.
Koçan ka lënë një garanci prej 1 milionë eurosh për lirimin e tij, gjë e cila u ankimua nga PPS-ja, por që u refuzua nga Apeli.
Kërkesën për paraburgim Specialja e mbështet me faktin se Kompania “Transmet” akoma merr tender shtetëror dhe se i dyshuari mund ta përsërisë veprën.
