Maqedoni
“Megjashi”: fëmijët kanë të drejtë në mendimin e tyre
26.05.2017 16:42
Fëmijët duhet t’i edukojmë në frymën e pjesëmarrjes, aktivizimit, vetëpërfaqësimit dhe përfaqësimit...

Fëmijët duhet t’i edukojmë në frymën e pjesëmarrjes, aktivizimit, vetëpërfaqësimit dhe përfaqësimit, sidomos gjatë sjelljes së vendimeve që kanë të bëjnë me ta, qoftë në familje, shkollë, në bashkësi, gjykata, shërbime publike, politika qeveritare, që ata të mund t’i përfaqësojnë interesat e tyre.
Nëse kjo nuk respektohet, fëmijët mund të raportojnë te Komiteti për të drejtat e fëmijës dhe të kërkojnë që ky Komitet pranë OKB-së të kërkojë nga shtetet nënshkruese të Konventës për të drejtat e fëmijëve të obligohen ta praktikojnë pjesëmarrjen e fëmijëve, theksojnë nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi”.
“Rekomandojmë që komisionet të cilat trajtojnë çështje lidhur me të drejtat e fëmijëve, të inkuadrojnë edhe organizata qytetare të cilat kanë ekspertë për çështje të caktuara, me qëllim që të nxitet procesi participues gjatë miratimit të vendimeve sistematike lidhur me të drejtat e fëmijëve”,- u shpreh Dragi Zmijanac nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi”.
Fëmijët duhet të përfshihen që në çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme, por edhe në bashkësitë familjare, pasi fëmijët kanë të drejtë në mendimin e tyre, sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë qytetarë aktivë dhe shoqëri demokratike, theksojnë nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi”.
FLUTURA LATIFI
