Ahmeti takon Bejlin, optimist se javën që vjen do të ketë qeveri

26.05.2017 17:17

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar sot në Ambasadën e SHBA-ve....

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar sot në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup me ambasadorin amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli.

Ahmeti shprehu bindjen që javën që vjen Maqedonia do ta ketë qeverinë e re reformuese, duke theksuar se BDI është e përkushtuar për reformimin e gjyqësorit dhe sundimin e së drejtës.

Prioritete tjera të qeverisë mbeten edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe Marrëveshja e Ohrit bashkë me rritjen e standardit jetësor, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Sipas Ahmetit, nëpërmjet zbatimit të reformave Maqedonia do ta ndihmojë rikthimin e fokusit ndërkombëtar edhe në integrimin e shpejtë në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.