Maqedoni

Testimi ekstern, Lutfiu: gati ligji për ta ndaluar, presim votat

26.05.2017 17:40

Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu, ka qetësuar nxënësit dhe prindërit...

Grupi parlamentar i BDI-së dhe LSDM-së kanë përgatitur ligjin e ri për të ndaluar testimin ekstern, tha Luftiu, duke ftuar nxënësit të rrinë të qetë.
 
“Grupi parlamentar i BDI-së dhe partneri i koalicionit LSDM, kanë bërë gati ligjin për ndalimin e testimit ekstern. Por, unë kam apeluar që nxënësit, arsimtarët, por edhe prindërit që të përgatiten, sepse datat tanimë janë caktuar. Apeloj deri tek grupet parlamentare që të përshpejtojnë ndryshimet e ligjit dhe i njëjti të kalojë në mënyrë të përshpejtuar. Duke paraparë rrethanat politike, u them nxënësve që në mënyrë të relaksuar të futen në testim. Për në mot them se nuk do të ketë test ekstern”,- deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu.