Maqedoni

MPB identifikoi deputetët që hapën dyert e Kuvendit

26.05.2017 18:07

МPB e ka përfunduar identifikimin e shtatë deputetëve të involvuar në hapjen e dyerve të Kuvendit më 27 prill...

Siç njofton MPB, hetimi është ndërmarrë me kërkesë paraprake të Prokurorisë, ndërsa pason pas publikimit të video-regjistrimeve nga sigurimi i brendshëm i Kuvendit nga të cilat dyshohet se shtatë deputetë të VMRO-DPMNE-së drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte janë të involvuar në hapjen e derës së Kuvendit për t’i mundësuar masës të futet në Kuvend.
 
Dyshohet se deputetët, Sasho Vasilevski dhe Kërste Mukoski, janë ata që i hapën dyert e Kuvendit, ndërsa Johan Tarçulovski i udhëzon protestuesit nga të lëvizin. Në video shihen edhe Ilija Dimovski dhe Lupço Dimovski. 
 
Ndërkohë, është paraqitur padi penale edhe për 41 vjeçarin me iniciale J. L. nga Shkupi, i cili më 27 prill ka vendosur në Kuvendin e Maqedonisë mjet të improvizuar shpërthyes – fishekzjarr dhe bombol me butan gazi të komprimuar, të mbështjellë me ngjitës, si edhe një copë fishekzjarri.
 
J. L. rreth orës 19, së bashku me turmën, ka hyrë në Kuvend dhe rreth orës 20:40, së bashku me rreth 20 persona, është ngjitur në katin e parë, pas çka vet ka hyrë në dy zyra të lidhura mes vete dhe nën biron e punës e ka vendosur mjetin e improvizuar shpërthyes, pastaj është larguar.
 
Fishekzjarrin dhe mjetin e improvizuar shpërthyes i ka vërejtur një i punësuar në Kuvend.