Maqedoni
Qeveria e re, Zaev takime me Ahmetin, Selën dhe Kasamin
26.05.2017 19:35
Mandatari për forminin e qeverisë Zoran Zaev ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e partive politike...

Mandatari për forminin e qeverisë Zoran Zaev ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e shumicës së re parlamentare.
Fillimisht ai në selinë e tij ka pritur liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të LR-PDSH-së Ziadin Sela ndërsa më pas ka takuar edhe kreun e Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
Kemi biseduar thelbsisht për parimet e funksionimit por akoma nuk mund të them nëse do të kemi qeveri me katër participues deklaroi Zoran Zaev pas takimeve.
“Realizuam takime me të gjithë partnered potencial për qeveri.Kisha takim me z.Ahmetin, paraprakisht me z.Sela dhe tani edhe me përfaqësuesit e ‘Besës’, z.Kasami. Po përparojmë në një pjesë të bisedave por akoma nuk mund të them nëse do të kemi marrveshje për qeveri me katër participues. Takimi radhës është nesër nëse arrijmë me kongresin nëse jo vazhdojmë ditën e diell paradite. Do të përpiqemi që deri të dielen ti mbarojmë bisedimet”, shprehet mandatari për formimin e qeverisë, Zoran Zaev.
Java që vjen do të jetë një fillim i mbarë tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me mandatarin Zaev ndërsa Lëvizja “Besa” gjithçka do ta bëjë të qartë pas përfundimit të bisedave rreth parimeve tha përfaqësuesi i tyre Faton Fazliu.
“Të gjitha palët janë të interesuara qësa më shpejtë ky kapitull edhe të.Besoj se fillimi i javës së ardhshme të jetë një fillim i mbarë.Kemi biseduar për parimet kryesore sot dhe programin e qeverisë”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Takimi ishte në nivel kryetarësh dhe grupeve të punës. U bisedua në përgjithësi për parimet dhe do të vazhdojmë të komunikojmë edhe më tutje . Besoj se opinioni i di parimet e Lëvizjes Besa dhe i kemi bërë të njohura për opinionin të gjitha pikat tona”, shprehet Faton Fazliu nga Lëvizja ‘BESA’.
Veç spekulimeve nëpër media për ndarjen e resoreve minostrore dhe emrat e kuadrove që do t’i drejtojnë ato, shumica e re parlamentare akoma zyrtarisht nuk ka marrveshje konkrete për formatin se si do të duket kabineti i ri qeverisës.
Mandatari Zoran Zaev tha se ndarja e resoreve varet bisedat që zhvillohen midis përfaqësuesve të shumicës së re parlamentare.
NAIM RAMADANI
