Maqedoni
Me prezantim të rrejshëm, në mënyrë kundërligjore ka fituar 335.500 denarë
26.05.2017 21:17
Policia parashtroi padi penale kundër shkupjanit G.M (26) i cili në mënyrë kundërligjore ka fituar 335.500 denarë...

Policia parashtroi padi penale kundër shkupjanit G.M (26) i cili në mënyrë kundërligjore ka fituar 335.500 denarë nga Pellagonia bus SHPKNJP.
Siç kumtoi MPB, G.M ka gënjyer se është përfaqësues i firmës Karadenis Internacional 2017 nga Turqia, gjoja të interesuar për blerje të stacionit të autobusave Prilep.
Prej 3 deri më 7 prill këtë vit disa herë është takuar me drejtuesen e ISHT Pellagonia bus pasi paraprakisht në telefon ka kontaktuar me të, pas çka, më 10 prill, rrejshëm duke shfaqur dhe mbuluar fakte, e ka shkaktuar dëmin material./mia
