Maqedoni

Më pak foshnja të lindura, më shumë të vdekur në tremujorin e parë

26.05.2017 21:52

Në Maqedoni në tremujorin e parë të këtij viti janë evidentuar 5.340 foshnja të lindura të gjalla...

Në Maqedoni në tremujorin e parë të këtij viti janë evidentuar 5.340 foshnja të lindura të gjalla, që në krahasim me tremujorin e njëjtë vitin e kaluar paraqet ulje për 3,6 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
 
Numri më i madh i personave të vdekur në tremujorin e parë të këtij viti shënon rritje prej 11,6 për qind në krahasim me tre muajt e parë të vitit të kaluar dhe është 6.132 persona, prej të cilëve 67 janë foshnje./mia