Maqedoni
Mot i ndryshueshëm me periudha dielli
27.05.2017 12:03
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit...

Do të fryejë erë e përforcuar veriore. Rreth mesditës dhe pasdite do të ketë të reshura të përkohshme të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe lindore të vendit.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej shtatë deri 13, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 23 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe me erë të matur deri të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 10, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 22 gradë.
Nga fillimi i javës së ardhshme pritet mot stabil dhe më i ngrohtë./Mia
