Botë

Itali G-7, nënshkruhet deklarata kundër terrorizimit

27.05.2017 12:34

Liderët e anëtareve të Grupit shtatë vendet më të zhvilluara industriale në botë...

Liderët e anëtareve të Grupit shtatë vendet më të zhvilluara industriale në botë sot në takimin e kryesisë në vendin italian Taormina nënshkruan Deklaratë për luftë kundër terrorizimit.
 
“Deklarata e G-7 për luftë kundër terrorizimit është sinjal i fuqishëm për solidaritet me Britaninë e Madhe pas sulmit terrorist në Mançester”, deklaroi nikoqiri i tubimit, kryeministri italian Paoli Xhentiloni.
 
Ai iu falënderua pjesëmarrësve në Samit për unitetin e treguar dhe vendosmërinë për luftë të mëtejme kundër terrorizmit. Kryeministrja britanike Tereza Mej nga ana e saj homologëve të saj prezentë në takim iu falënderua për mbështetjen e shfaqur ndaj Britanisë së Madhe pas “aktit të tmerrshëm terrorist” në Mançester.
 
Në deklaratën përfundimtare të takimit, që duhet të miratohet nesër, liderët e G-7 vlerësojnë se programi raketor verikorean dhe programi bërthamor “kanë arritur nivel të ri” dhe paraqesin kërcënim për paqen, me ç’rast është vlerësuar se duhet pjesëmarrje e vendeve për zgjidhjen e këtij problemi.
 
Liderët G-7 në deklaratën përfundimtare gjithashtu do ta shprehin edhe gatishmërinë e tyre t’u ndihmojnë vendeve prej të cilave arrijnë emigrantët. Takimi dyditor i kryesisë së G-7 filloi sot në qytetin italian Taormina në ishullin e Sicilisë.