Maqedoni

SHBA - Kushner nën lupën e FBI

27.05.2017 13:04

Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, njëkohësisht këshilltar i lartë i tij Jared Kushner...

Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, njëkohësisht këshilltar i lartë i tij Jared Kushner, thuhet se ka diskutuar krijimin e një linje sekrete komunikimi me Moskën, sipas raportimeve të mediave amerikane.
 
Kushner, i cili mban pozicionin e ndihmësit të lartë të Shtëpisë së Bardhë nuk ka dhënë asnjë koment mbi këto spekulime, por ai duket se tashmë është nën lupën e FBI-së, si pjesë e hetimit të gjerë për lidhjet e administratës Trump me Rusinë. Hetuesit mendojnë se Kushner zotëron informacione të rëndësishme, por ai nuk është domosdoshmërisht i dyshuar se ka kryer ndonjë krim. Sipas raportimeve më të fundit, ku zyrtarët amerikanë citohen si burime, zoti Kushner ka biseduar me ambasadorin e Moskës, Sergei Kislyak për krijimin e një kanali të dytë komunikimi, duke përdorur godinat diplomatike ruse në Amerikë. Ky kanal mund të përdoret për të diskutuar mbi Sirinë apo të tjera çështje politike. Sidoqoftë, kjo linjë komunikimi nuk është realizuar asnjëherë.
 
Agjensitë amerikane të inteligjencës besojnë se Moska është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane në favor të republikanit Trump, i cili mposhti rivalen demokrate, Hillary Clinton.