Maqedoni

Analsitët presin epokë të re të qeversjes, Çeliku: Zaev të plotësojë premtimet ndaj shqiptarëve; Bilalli: Ndërtimi i parimeve të reja, imperativ

27.05.2017 13:29

Në vigjilje të formimit të qeverisë së re mes koalicionit të kryesuar nga LSDM dhe shumicës së partive shqiptare...

Në vigjilje të formimit të qeverisë së re mes koalicionit të kryesuar nga LSDM dhe shumicës së partive shqiptare, analistët politik thonë se prioriteti i kësaj qeverisje por edhe pritja e faktorin ndërkombëtar është që të shënohet një kthesë e madhe krahasuar me qeverisjen paraprake. 
 
Përveç vënies së parimeve të reja të qeverisjes edhe çështja e përzgjedhjes së kuadrove do të jetë determinuese për suksesin dhe jetëgjatësinë e kësaj qeverie por edhe plotësimi  premtimeve parazgjedhore. Profesoresha universitare, Gjyla Celiku, thotë se kryeministri i ri, ndër të tjera, duhet të plotësojë të gjitha kërkesat shqiptare, për të cilat i fitoi votat.
 
“Gjuha shqipe duhet të institucionalizohet, të bëhet gjuhë zyrtare ashtu si gjuha maqedone dhe është edhe jo pjesa tjetër ata që nuk do ta përdorin gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare të sanksionohen, kjo pjesë më pëlqen, të krijohet një agjencion, i cili do t’i sanksionojë dhe do t’i dënojë. Tjetra është  që z. Zaev duhet t’i zgjidh rastet e pazgjidhura, për t’u dëshmuar shqiptarëve se unë bëj për ju”, tha Gjyla Çeliku, profesoreshë universitare.
 
Edhe profesori universitar, Mersel Bilalli, thotë se reformat në gjyqsor, procesi eurointegrues dhe cështjet etnike duhet të jenë prioritet i qeverisë së re. Por sipas tij, më e rëndësishme është prerja që duhet të bëhet mes mënyrës së qeverisjes së kaluar dhe qeverisjes së re.
 
“Imperativi i bashkësisë ndërkombëtare është se definitivisht do të ndodh dhe duhet të ndodh dicka krejt e re. Një filozofi e re, një qasje e re, një veprim i ri. Pra, logjika është jo ndarja me çdo kusht ku kënaqen apetitet partiake dhe mandej përmes listave partiake të kënaqim ata që na kanë përkrahur dhe kanë vrapuar si aktivistë. Pra, duhet të ndërtojmë parime të reja. Dhe unë mendoj, mandatari, në qoftëse i qaset në këtë drejtim, a unë mendoj se po atëherë ka punë shumë më lehtë. Kërkohet qasje e re me ekip të ri, me njerëz të ri, me njohës të mirë të rrjedhave, me profesionalizëm maksimal. Në qoftë se këtë e tejkalon atëherë, do ta ketë lehtë, nëse bie pre e kurtheve dhe interesave të ngushta të individëve me emër mbiemër, që kanë pasur një farë linku në të kaluarën unë mendoj do ta ketë gabim”, tha Mersel Bilalli, profesor universitar.
 
Analistët politikë thonë se rol të rëndësishëm në qeverinë re do të kenë edhe partitë shqiptare, rrjedhimisht edhe përgjegjsia e tyre do të jetë më e madhe. Prandaj, priten ndryshime rrënjësore në mënyrën e politikbërrjes dhe tërheqjen e figurave politike të konsumuara në 20 vitet e fundit.
 
SHPËTIM NUREDINI