Maqedoni

MPB arreston edhe tre persona për dhunën në kuvend

27.05.2017 14:53

Janë arrestuar edhe tre persona të tjerë lidhur me dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë...

Njësiti për krim të dhunshëm pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka shqyrtuar video materialet për identifikimin e pjesëmarrësve tjerë në dhunën e 27 prillit në Kuvend, ndërsa janë bërë edhe bastisje dhe biseda informative, kanë bërë të ditur nga MPB, Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpitë e katër personave nga Shkupi: A.D (43),S.P (51), A.M (22) dhe A.K (43). Pas bastisjes tre prej personave (S.P., A.K., dhe A.M.) janë provuar nga liria, ndërsa pas urdhrit të prokurorit publik ata janë liruar. Poashtu në bisedë informative janë ftuar edhe tre persona tjerë T.Z (50), M.P (22) dhe L.S. (42) të gjithë nga Shkupi.