Botë

Afganistan, nga sulmi i talibanëve,18 afganë të vrarë

27.05.2017 15:23

Së paku 18 vetë janë vrarë nga një sulm me makinë-bombë në qytetin Khost në pjesën lidore të Afganistanit. Sulmi ka ndodhur sot në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit...

Shefi i policisë së qytetit Khost, Faizullah Ghairat, tha se ishte sulmuar një konvoj i forcave të milicisë lokale të stërvitura nga Shtetet e Bashkuara dhe se në mesin e tetë personave të plagosur ishin edhe dy fëmijë. Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar këtë sulm.
 
Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndërsa zëdhënësi i tyre, Zabibullah Mujahid, tha se nga ky sulm janë vrarë 22 ushtarë. Nga një sulm i djeshëm i talibanëve kundër një baze të armatës afgane në Kandahar, janë vrarë së paku 15 ushtarë.