Maqedoni
Provimi i maturës shtetërore realizohet me sukses
27.05.2017 15:56
Prej sot deri më 14 qershor në Maqedoni po zhvillohet dhënia e provimeve eksterne të maturës shtetërore në sesionin e provimeve...

Prej sot deri më 14 qershor në Maqedoni po zhvillohet dhënia e provimeve eksterne të maturës shtetërore në sesionin e provimeve të qershorit në vitin 2017, për të cilin janë paraqitur gjithsej 16.426 kandidatë.
Provimi i maturës shtetërore filloi sot në ora 10 me provimin e lëndës së gjuhës dhe letërsisë. Drejtori I shkollës Zef Lush Marku tha se ky proces është zhvilluar pa probleme të mëdha.
“Gjithcka është në rregull nuk kemi vërejtje si nga ana e nxënësve po ashtu edhe nga ana e testatorëve, nxënsit poashtu do tu nënshtrohen edhe dy provimeve eksterne dhe do të jënë zgjedhore, varsisht prej zgjedhjes së nxënësve edhe një testimi inter poashtu kjo lënde është zgjedhore,nxënsit e kanë kryer një provim detyrën projektuese të cilën e kanë kaluar, gjithësej testohen 550 maturant”, tha Faruk Zeqiri, drejtor i Zef Lush Markut.
Nxënësit u shprehen se pyetjet e testit ishin të lehta dhe logjike.
“Po e përfundume testin, 4 orë ka mbajtë testin, ka qenë deri ka ora 2. Pyetjet nuk ishin të vështira por pse jemi me ramazan dhe 4 orë në të njejtin vend ishte pak monoton. Ne të mjëksis kemi zgjedhur si lënë biologjinë, farmacinë dhe farmakognozinë”, tha Suela Fasli, maturante.
“Ka pas pyetje prej viti të parë deri në vitin e katër, kanë qenë përafërsishtë 31 pyetje”, tha Erza Memedi, maturante.
“Ne jemi përgadit shumë për testin dhe nuk e kemi menduar që testi është kaq I lehtë, tepër tëpër të lehta ishin”, tha nje maturant.
Më 10 qershor është dhënia e provimit për gjuhë të huaj. Testimi për lëndën e matematikës është më 12 qershor ndërsa provimi i fundit ekstern i maturës shtetërore do të jepet më 14 qershor. Rezultatet e para të testeve duhet të shpallen më së voni deri më 14 korrik.
FARIJE DUATI BAKIU
