Maqedoni

Unioni i nxënësve shqiptarë kërkon që testimit ekstern të mos realizohet

27.05.2017 16:51

Në prag të testimit ekstern nxënësit ndodhen në një huti nëse ky testim do të realizohet ose jo...

Unioni I nxënësve shqiptarë kërkon që ky testim të mos realizohet, pasi që, sipas tyre vite me rradhë me implementimin e këtij testimi, nuk është vrejtur ndojë ndryshim me rezultate pozitive, por I njejti është cilësuar si dhunë psikologjike për nxenësit.
 
“Kërkojmë që mënyra e vetme dhe efikase ashtu sic kërkojnë nxënësit është anulimi I këtij tëstimi ose sjellja e një mënyre krejt ndryshe dhe kjo kjo që realizohet tani dhe në këtë formë”, tha Majlinda Cilafi, kryetare e unionin të nxënësve shqiptarë
 
Ata gjithashtu u shprehën se shkak i anulimit të protestave të paralajmëruara më herët  kundër testimit ekstern është situata politike dhe incidenti në kuvend më 27 prill.
 
“Gjithcka ishte planifikuar dhe gjithcka ishte gati të realizohet por shkau I situatës nuk u realizua sepse gjithe fokusi ishte atje dhe ne nuk deshëm ta vështirsojmë gjendjen më tëpër tek nxënësit dhe për këtë arsye iniciativën që ne ishim të gatshëm ta ndërmarrim, e anuluam për momentin por kjo nuk dmth që në vazhdimësi ti marrim iniciativat e duhura qoftë për testimin ekstern apo për cështje të tjera për të cilat janë të brengosur nxenesit”, shtoi Cilafi.
 
Nga Unioni I Nxënësve Shqiptarë, shprehen se koha nuk ju premton për të qenë më të zëshëm në kërkesat e tyre sepse data e provimit është afër por ata do vazhdojnë të jënë këmbëngulës në kërkesat e tyre deri sa të njëjtat të realizohen.
 
FARIJE DUATI BAKIU