Kosovë, KQZ: Më shumë votues se sa banorë
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, në vend ka më shumë votues se sa banorë...

Kjo për arsyen se pjesa më e madhe e të rinjve kanë emigruar jashtë. Rreth 1.9 milionë banorë janë regjistruar në listat e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor në Kosovë.
Ndërkohë që, sipas shifrave zyrtare, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet rreth 1.8 milionë banorë. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se rreth numri i banorëve në listat e votueseve është 1.9 milionë, duke përfshirë edhe qytetarë e Kosovës që jetojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
Por, në bazë të shifrave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara në vitin 2015, del se numri i përgjithshëm i banorëve rezidentë në Kosovë është rreth 1.8 milionë. Kryetarja e KQZ- së, Valdete Daka, pranon se ka disproporcion mes listave të votuesve dhe numrit të banorëve, por që, sipas saj, ndryshimet paraqiten te numri i qytetarëve që jetojnë në vendet e ndryshme të botës, të cilët nuk janë të përfshirë në regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë.
ADNAN HAJDARI
