Botë
Sri Lanka, nga vërshimet humbin jetën mbi 100 persona
27.05.2017 19:26
Të paktën 103 persona humbin jetën,113 vlerësohen të zhdukur ndërsa rreth 230 mijë duhej t’i braktisnin shtëpitë e tyre si pasojë e vërshimeve masune në Sri Lanka...

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan vërshime të mëdha dhe rrëshqitje në pjesën jugore dhe perëndimore të Sri Lankës, ndërsa në ofrimin e ndihmës merr pjesë edhe ushtria, e cila me aeroplanë është duke e shpëtuar popullatën dhe banorëve lokal ua dorëzon produktet e domosdoshme.
Ministri i Punëve të Brendshme paralajmëroi për rrezikun për përmbytje të reja dhe apeloi që banorët të cilët jetojnë në rajonet më të ulëta të transferohen në pjesët më të larta të vendit.
