Maqedoni
Mot i ndryshueshëm, pasdite me reshje të përkohshme të shiut
28.05.2017 12:01
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme do të ketë reshje të përkohshme të shiut...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme do të ketë reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe lindore, vende-vende të shoqëruara me vetëtima dhe herë-herë me intensitet të rrëmbyeshëm. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare dhe e përforcuar veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 13 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 19 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë veriore mesatare e përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 12, ndërsa e ditës deri në 22 gradë Celsius.
Më pas deri nga mesi i javës së punës do të mbizotërojë mot më stabil, ndërsa kushte të vogla për paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm me vetëtima do të ketë vetëm në jug të vendit. Temperatura e ditës do të jetë në rritje të vazhdueshme. Nga e enjtja në më shumë vende temperatura do të tejkalojë 30 gradë Celsius./Mia
