Maqedoni

Lëvizja BESA vendos sot për pjesëmarrjen ose jo në qeveri

28.05.2017 12:34

Nedërkohë, që Lëvizja BESA pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë konferencë për shtyp ku do të shpalosë...

Nedërkohë, që Lëvizja BESA pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë konferencë për shtyp ku do të shpalosë qëndrimet e saja rreth pjesëmarrjes ose jo në qeverinë e re të kryesuar nga Zoran Zaev i LSDM-së.

Deri më tani kjo parti ka bërë të qartë se nuk kanë biseduar për poste ministrore dhe se bisedimet e deri tanishme kanë qenë ekskluzivisht për parimet dhe qëndrimet e saja se si duhet të jetë qeveria e ardhshme e Maqedonisë.