Maqedoni

RM në pritje të qeverisë së re, qytetarët: Presim të realizohen premtimet e bëra

28.05.2017 14:04

Qytetarët me optimizëm presin formimin e qeverisë së re...

Ndonëse ata janë të lodhur dhe të mërzitur nga politikat e deritanishme të shtetit, ata shpresojnë që më në fund të ndryshojë diçka për të mire në vendin e tyre.
 
Qytetarët e anketuar nga TVM2, thonë se ata duan më shumë drejtësi në vendin e tyre, por parësore gjithsesi mbetet ndryshimi I standardit jetësor. Sipas të anketuarve, qeveria duhet të fokusohet në krijimin e politikave të mira ekonomike që do të sillnin zhvillim më të mirë social dhe ekonomik, rritje të rrogave dhe krijimin e vendeve të reja të punës.  
 
“Po shpresojmë, sepse kjo qeveria e vjetër më dihet se ka qenë e koruptuar në përgjithësi, shpresojmë që të vine njerëz më të rinj dhe më të mirë”…
 
“Shpresojmë shumë, por se sa do të realizohen do të presim ta shohim kohën. Më e nevojshme është që të ketë punësim që të kenë njerëzit të holla, pasi që kur njerëzit kanë para nortmalisht që të gjithë do të kenë më shumë punë”…
 
“Shpresojmë për drejtësi pak më shumë se sa ka pasur deri tani”…
 
“Prej qeverisë së re presim diçka më mirë”…
 
“Duhet të bëhet mirë. Presim që shteti të përmirësohet në të gjitha aspektet”…
 
“Por normal se do të duhet ti realizojë premtimet, sa do ti realizojë do të presim, jemi mësuar të presim”…
 
“Ndryshimi I ekonomisë, ekonomi më të mire. Presim rroga më të mëdha”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Qytetarët u apelojnë funksionarëve të rinj që ti lënë anash interesat personale dhe të punojnë për popullin, të ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë dhe të barabartë për të gjitha etnitetet që jetojnë në Maqedoni, të fokusohen në integrimin euroatlantik të shtetit, në mënyrë që edhe qytetarët e Maqedonisë të ndihen të barabartë me qytetarët e Europës. 
 
ERSAN PAJAZITI